Tel: (+355) 69 518 4660    e-Mail: info@c-systems.al

Technology Magazine - Revista Informatike

Kostaq Cipo

Kostaq Cipo

Programmer analyst, Web developer, Technology Evangelist and Enthusiast, Tech Author, Blogger, C C++ Java .NET VB, Mobile developer, Security analyst, Project Manager.

Posta elektronike: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Sigurisht që ju e mbroni rrjetin tuaj wireless me një fjalëkalim. Duke e ditur ndoshta sa e lehtë është të thyesh një fjalëkalim WEP, ju ndoshta e keni siguruar rrjetin tuaj me protokollin e sigurisë wireless WPA. Kemi një lajm të keq për ju. Një program i ri, pa pagesë, me burim të hapur i quajtur Reaver shfrytëzon një çarje sigurie në ruterat wireless dhe mund të thyejë me lehtësi fjalëkalimet e pjesës më të madhe të ruterave.

Autentifikimi me dy-faktorë është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për t'u siguruar që llogaritë tuaja nuk do të thyhen. Këtu më poshtë do të gjeni një listë të shërbimeve online që e ofrojnë këtë lloj autentifikimi de ku duhet të shkoni që ta aktivizoni që tashti. Për fat të keq fjalëkalimet nuk janë aq të sigurta sa kanë qenë dhe nëse dikush merr fjalëkalimin tuaj, ata mund të hyjnë në llogaritë tuaja online pa asnjë vështirësi. Edhe nëse keni një fjalëkalim të fortë nuk jeni plotësisht i mbrojtur. Autentifikimi me dy-faktorë e zgjidh këtë problem.

Nëse ju pëlqen të ndani dhe të shpërndani me miqtë shume lidhje faqesh web në të njëjtën kohë, UrlExt (ose URL Extender) është një shërbim online gratis i cili do ju ndihmojë. Me UrlExt ju mund të kombinoni deri ne 10 URL te veçanta në një lidhje të vetme të shkurtër. Ju mund ta ndani këtë lidhje online me të tjerët. Kur dikush do klikojë mbi këtë lidhje, secila URL do të hapet në një faqe (Tab) të veçantë në shfletuesin tuaj web. Shkoni te faqja web e UrlExt dhe vendosni deri ne 10 URL në fushën e tekstit - nga një për çdo rresht. Kur të mbaroni, klikoni mbi butonin Submit (Dërgoje).

Vjen një moment në jetë e gjithkujt kur vendosni se ka ardhur momenti që duhet të largohesh nga një Rrjet Social. Nëse ky rrjet social do të ndodhë të jetë Twitter, ndoshta do të keni dëshirë të ruani kujtimet dhe eksperiencën tuaj atje duke shkarkuar cicërrimat tuaja - duke filluar me cicërrimën tuaj të parë. Nga ana tjetër, ju ndoshta doni të jeni pregatitur për një rast të keq, psh nëse llogaria juaj në Twitter thyhet, kompromentohet ose fshihet.Nëse llogaria juaj në një rrjet social është e rëndësishme për ju, atëhere është gjithmonë një ide e mirë të ruani një kopje te saj në rast se ndodh gjë.

Spostimi i skedarëve, sidomos kur keni shumë të tillë për të spostuar, mund t'ju konsumoje mjaft kohë në Windows. Nëse keni foto të përzjera me video ose dokumenta brenda të njëjtës dosje, ose brenda dosjes së gabuar, mund të jetë elodhshme t'i lëvizësh dhe ti organizosh ato manualisht nëpër dosjet e caktuara. Sikur të kishte një mënyrë për t'i spostuar këta skedarë ne grup... Në fakt ka një mënyrë të tillë. Me komandën e mëposhtëme, ju lehtësisht mund të lëvizni skedarët sipas tipit të tyre nga një dosje në tjetrën.

Page 15 of 15

C-Systems në Twitter

We specialize in designing and implementing cost-effective, creative information solutions to your complex business problems. No matter what C-Systems services you utilize, you can count on our committment and expertise. We are committed to your success and satisfaction.

Photos

gallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottom

Our Newsletter

The latest technologies and news!

Contact Us

 Address: Rr. "Luigj Gurakuqi", Nr.21, Tirana 1001, Albania

  Web: www.c-systems.al