Tel: (+355) 69 518 4660    e-Mail: info@c-systems.al

Technology Magazine - Revista Informatike

Kostaq Cipo

Kostaq Cipo

Programmer analyst, Web developer, Technology Evangelist and Enthusiast, Tech Author, Blogger, C C++ Java .NET VB, Mobile developer, Security analyst, Project Manager.

Posta elektronike: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Shpesh do ju duhet të dini adresën IP të Mac-ut tuaj për dy arsye: E para sepse do ju duhet shpesh për të konfiguruar printerat ose pajisje të tjera në një rrjet. E dyta sepse ju ndihmon për të mbrojtur kompjuterin tuaj kundër programeve dashakeqe. Ka mënyra të ndryshme për të gjetur adresën IP në një Mac dhe ne do shikojmë 3 nga këto mënyra më poshtë. Në fillim do të shikojmë si të gjejmë adresen IP të brendshme të Mac-ut dhe pastaj adresën e tij IP të jashtme. Më pas do të shohim se si mund të gjejmë adresën MAC të kartës së rrjetit.

Dialogu Run është një tipar i shpërfillur i Windows-it por që na ofron qasje shumë të shpejtë te programet, dosjet, dokumentat dhe burime te tjera, sigurisht nëse njihni komandat përkatëse të ekzekutimit. Nuk duhet ta ngatërroni me Terminalin e Komandave Windows (siç shihet në figurën e mëposhtëme) me të cilën nuk ka pothuajse asgjë të përbashkët. Dialogu Run në mënyrë tipike përdoret për t'ju qasur programeve dhe parametrave të Panelit të Kontrollit në një hap të vetëm.

Në kontekstin e sigurisë kompjuterike, një haker është dikush që kërkon dhe shfrytëzon dobësitë në një sistem kompjuterik apo rrjet informatik. Hakerët mund të jenë të motivuar nga një mori arsyesh, të tilla si fitimi, protesta apo sfida. Nënkulturës që ka evoluar rreth hakerave shpesh i referohemi si organizatë e fshehtë informatike dhe tani ky është një komunitet i njohur. Ndërkohë që ekzistojnë përdorime të tjera të fjalës "hacker" të cilat nuk janë të lidhura me sigurinë informatike.

Shpesh kemi dëgjuar nga persona të ndryshëm të pyesin se si përpilohet një Kernel Linux. Po çfarë është një Kernel në një Sistem Operativ? Në informatikë Kerneli është një program kompjuterik i cili administron kërkesat në hyrje/dalje nga programe të ndryshme dhe i përkthen ato në udhëzime për përpunim të dhënash për njësinë qëndrore të përpunimit (Central Processing Unit - CPU) dhe pjesët e tjera elektronike në përbërje të një kompjuteri. Kerneli është pjesa thelbësore e një Sistemi Operativ modern, ose e thënë ndryshe, është zemra e Sistemit Operativ.

"Nmap" është një mjet për zbulimin dhe hetimin e rrjeteve informatike i cili mund të përdoret për një sërë veprimesh zbulimi të këtyre rrjeteve duke përfshirë hetimin e portave, numërimin dhe renditjen e shërbimeve, gjurmimin dhe gjetjen e llojit të sistemit operativ në funksionim, etj. Ky program fillimisht u krijua nga Gordon Lyon i cili e përdori për të hetuar e zbuluar kompjutera dhe shërbime në një rrjet informatik, duke krijuar kështu një "hartë" të rrjetit.

C-Systems në Twitter

We specialize in designing and implementing cost-effective, creative information solutions to your complex business problems. No matter what C-Systems services you utilize, you can count on our committment and expertise. We are committed to your success and satisfaction.

Photos

gallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottom

Our Newsletter

The latest technologies and news!

Contact Us

 Address: Rr. "Luigj Gurakuqi", Nr.21, Tirana 1001, Albania

  Web: www.c-systems.al