Tel: (+355) 69 518 4660    e-Mail: info@c-systems.al

Technology Magazine - Revista Informatike

Kostaq Cipo

Kostaq Cipo

Programmer analyst, Web developer, Technology Evangelist and Enthusiast, Tech Author, Blogger, C C++ Java .NET VB, Mobile developer, Security analyst, Project Manager.

Posta elektronike: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Nuk ka rëndësi nëse jeni një programues fillestar ose me eksperiencë, me shumë gjasa ju keni shpenzuar mjaft kohë duke kërkuar copëza kodi në faqe të ndryshme të specializuara si p.sh. në Stack Overflow. Marrja e copëzave të kodit të gatshme ju ndihmon në cilësi dhe kohë. Tashmë një skuadër kërkimore e Microsoft në Cambridge ka vendosur ta sjellë gjithë këtë proces brenda vetë IDE (Integrated Development Environment - Mjedisi i Integruar i Zhvillimit). Ata sapo kanë lëshuar një shtesë për Microsoft Visual Studio të quajtur Bing Code Search e cila integron kërkimin e copëzave të kodit për gjuhën C# (me gjuhët e tjera që do shtohen më vonë).

Është gjithmonë një problem kur kemi pak hapësirë ruajtje në një telefon të mençur, vecanërisht kur ruajmë dhe përdorim shumë materiale dhe skedarë në telefon ose tablet. Shpesh ruajmë  mjaft informacione qe gjejmë në internet si skedarë, libra, video, muzikë etj. Të gjitha këto ruhen drejtpërdrejt në memorjen e pasjisjes tonë. Në pasjisjet Android, të gjitha aplikacionet që ne shkarkojmë instalohen në hapësirën e memorjes së brendshme të telefonit duke e ulur gjithnjë e më shumë hapësirën që kemi në dispozicion për ruajtje.

Në ditët e sotme të gjithë janë të shqetësuar për privatësinë e të dhënave te tyre. Ka mijëra mënyra se si mund të fshihni të dhënat në pajisjet tuaja dhe të mos lejoni që të tjerët t'i gjejnë e ti shohin. Është në fakt një ide e mirë që t'i mbani të fshehta këto të dhëna nga ata me të cilët nuk doni t'i ndani. Nëse keni një Telefon të mençur ose Tabletë Android, ndiqni udhëzimet e mëposhtëme për të mësuar si të fshihni të dhënat tuaja në to.

E keni menduar ndonjëherë si të gozhdoni një dosje në shiritin e veprimeve (Taskbar) të Windows? Ose si të qaseni te menuja sekrete "Send To"? Ka disa këshilla, truke dhe shkurtesa tastjere të fshehta në Windows të cilat do e bëjnë punën tuaj më të shpejtë dhe më të thjeshtë pa shumë lodhje. Ne kemi zgjedhur disa nga truket më të përdorshme dhe më praktiket për ju që të mësoni ta përdorni Windows-in si profesionistët. Por përpara se të filloni të përdorni këto truke dhe të zotëroni shiritin e veprimeve të Windows, të sigurohemi që kemi kuptuar disa karakteristika bazë dhe kombinime tastjere bazë të Windows-it.

Në ditët tona Botnets gjenden gjithandej, që nga rrjetet informatike dhe kompjuterat e deri tek Lajmet në TV. Për ta shpjeguar thjesht, një Botnet është një grup kompjuterash të lidhur në rrjet me njërit-tjetrin që ekzekutojnë një program keqdashës i cili i lejon ata të kontrollohen nga një sulmues në distancë. Një objektiv kryesor për pjesën më të madhe të programeve keqdashëse vazhdon të mbetet sistemi operativ Windows. 

C-Systems në Twitter

We specialize in designing and implementing cost-effective, creative information solutions to your complex business problems. No matter what C-Systems services you utilize, you can count on our committment and expertise. We are committed to your success and satisfaction.

Photos

gallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottom

Our Newsletter

The latest technologies and news!

Contact Us

 Address: Rr. "Luigj Gurakuqi", Nr.21, Tirana 1001, Albania

  Web: www.c-systems.al