Tel: (+355) 69 518 4660    e-Mail: info@c-systems.al

Technology Magazine - Revista Informatike

25 Jan

Si Të Gjejmë Shpejtësinë e Internetit

Nëse jemi duke punuar në një ambjent Linux dhe për një moment duam të dimë shpejtësinë në ngarkim dhe shkarkim të Internetit, atëhere mund të përdorim speedtest-cli si një mënyrë për të gjetur këto shpejtësi direkt nga Terminali Linux. speedtest-cli është një skript Python i cili kontrollon shpejtësinë e internetit të Ofruesit të Shërbimit të Internetit (ISP) dhe e bën këtë nëpërmjet Speedtest.net.

Ju gjithashtu mund të hapni shfletuesin tuaj Internet dhe të lundroni tek faqja Speedtest.net për të kontrolluar shpejtësinë e Internetit, por speedtest-cli është më i thjeshtë dhe më i shpejtë duke jua sjellë rezultatet shumë shpejt.

Për të instaluar speedtest-cli në Linux, hapni një dritare Terminal dhe ekzekutoni këto komanda:

sudo wget https://raw.github.com/sivel/speedtest-cli/master/speedtest_cli.py -O /usr/bin/speedtest-cli

sudo
chmod +x /usr/bin/speedtest-cli

Komanda e parë shkarkon skriptin e speedtest-cli dhe e ruan atë në direktorinë “/usr/bin”, ndërsa komanda e dytë vendos dhe përcakton flamurin e ekzekutimit për skriptin.

Pasi të instalohet skripti, ju duhet vetëm të ekzekutoni komandën speedtest-cli dhe ajo do të ekzekutojë matësin e shpejtësisë. 

speedtest-cli-results

Përveç kontrollit të shpejtësisë së internetit, ju gjithashtu mund të ndani rezultatet e kontrollit tuaj të shpejtësisë me speedtest.net duke përdorur komandën:

speedtest-cli --share

speedtest-cli-share-results

Opsione të tjera të cilat mund të përdorni me komandat e speedtest-cli përfshijnë --list, e cila ju liston të gjithë serverat e speedtest.net që ju mund të përdorni për të kontrolluar shpejtësinë e Internetit. Opsioni i paracaktuar është serveri i cili ndodhet më pranë jush, por nëse doni të kontrolloni shpejtësinë e lidhjes nga një vendndodhje e largët, p.sh. nga Singapore në Shqipëri, atëhere mund të kontrolloni listën e serverave të speedtest.net dhe përcaktoni opsionin: 

speedtest-cli --server SERVER_ID

për të zgjedhur serverin (ku SERVER_ID është ID e serverit të largët).

  • Posta elektronike
Kostaq Cipo

Programmer analyst, Web developer, Technology Evangelist and Enthusiast, Tech Author, Blogger, C C++ Java .NET VB, Mobile developer, Security analyst, Project Manager.

Faqja web: www.c-systems.al Posta elektronike This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

C-Systems në Twitter

We specialize in designing and implementing cost-effective, creative information solutions to your complex business problems. No matter what C-Systems services you utilize, you can count on our committment and expertise. We are committed to your success and satisfaction.

Photos

gallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottom

Our Newsletter

The latest technologies and news!

Contact Us

 Address: Rr. "Luigj Gurakuqi", Nr.21, Tirana 1001, Albania

  Web: www.c-systems.al