Tel: (+355) 69 518 4660    e-Mail: info@c-systems.al

10 Feb

Si të Spostojmë Aplikacione në Kartën e Memorjes në Android

Është gjithmonë një problem kur kemi pak hapësirë ruajtje në një telefon të mençur, vecanërisht kur ruajmë dhe përdorim shumë materiale dhe skedarë në telefon ose tablet. Shpesh ruajmë  mjaft informacione qe gjejmë në internet si skedarë, libra, video, muzikë etj. Të gjitha këto ruhen drejtpërdrejt në memorjen e pasjisjes tonë. Në pasjisjet Android, të gjitha aplikacionet që ne shkarkojmë instalohen në hapësirën e memorjes së brendshme të telefonit duke e ulur gjithnjë e më shumë hapësirën që kemi në dispozicion për ruajtje.

Në mënyrë që të kemi gjithmonë hapësirë ruajtje në dispozicion, duhet të mendojmë se si t'i spostojmë aplikacionet që instalojmë nga memorja e brendshme në kartën SD të memorjes së jashtme. Për fat të mirë kjo është e mundur dhe mund të bëhet ne disa hapa të thjeshta.

Duhet të keni parasysh se jo të gjitha aplikacionet mund të lëvizen dhe të spostohen në memorjen e jashtme. Disa aplikacione janë programuar për t'u ruajtur në memorjen e brendshme dhe nuk mund të lëvizen prej aty.

Për të kryer procesin e lëvizjes do na duhet të përdorim një aplikacion të quajtur AppMgr III. Aplikacionin mund ta shkarkojmë në Google Play dhe është pak më shumë se 2 MB. E instalojmë atë në pajisjen tonë Android. 

movetosd-install 

Si të Lëvizim Aplikacionet në Memorjen e Jashtëme

Hapim aplikacionin AppMgr III. Ekrani i parë i aplikacionit na tregon gjithe aplikacionet që kemi të instaluar në pasjisjen tonë të cilat mund të lëvizen në memorjen e jashtëme. Ato aplikacione që nuk janë në këtë listë nuk mund të lëvizen dhe duhet të ruhen në memorjen e brendshme.

Si shembull do të lëvizim aplikacionin “Root Checker Basic”. Shtypni ikonën e aplikacionit në listë.

movetosd-app 

Tashmë do të jeni në gjendje të shihni gjithë detajet e aplikacionit që zgjidhni për të lëvizur. Meqenëse do ta lëvizim aplikacionin, shtypim mbi ikonën që thotë “Move to SD card” (Spospotje në Kartën SD).

movetosd-move2sd

Sapo të shtypni butonin, aplikacioni do fillojë procedurën e lëvizjes së aplikacionit të përzgjedhur. Pasi aplikacioni të jetë spostuar, butoni që sapo shtypëet do të ndryshojë në “Move to device storage” (Spostoje në Memorjen e Pajisjes). Kjo tregon që lëvizja u krye me sukses.

Kurdo që të dëshironi të spostoni aplikacionet prapë në memorjen e brendshme të pajisjes, mjafton të shtypni butonin “Move to device storage” (Spostoje në Memorjen e Pajisjes) dhe aplikacioni do ju spostojë aplikacionet një nga një përsëri ne memorjen e brendshme të telefonit.

movetosd-back

Në këtë mënyrë jemi gjithmonë në gjendje të organizojmë hapësirat e lira të memorjes së brendshme dhe të jashtëme.

  • Posta elektronike
  • Media
Kostaq Cipo

Programmer analyst, Web developer, Technology Evangelist and Enthusiast, Tech Author, Blogger, C C++ Java .NET VB, Mobile developer, Security analyst, Project Manager.

Faqja web: www.c-systems.al Posta elektronike This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Media

We specialize in designing and implementing cost-effective, creative information solutions to your complex business problems. No matter what C-Systems services you utilize, you can count on our committment and expertise. We are committed to your success and satisfaction.

Photos

gallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottom

Our Newsletter

The latest technologies and news!

Contact Us

 Address: Rr. "Luigj Gurakuqi", Nr.21, Tirana 1001, Albania

  Web: www.c-systems.al