Tel: (+355) 69 518 4660    e-Mail: info@c-systems.al

10 Feb

Si të Fshehim Skedarë dhe Dosje në Pajisjet Android

Në ditët e sotme të gjithë janë të shqetësuar për privatësinë e të dhënave te tyre. Ka mijëra mënyra se si mund të fshihni të dhënat në pajisjet tuaja dhe të mos lejoni që të tjerët t'i gjejnë e ti shohin. Është në fakt një ide e mirë që t'i mbani të fshehta këto të dhëna nga ata me të cilët nuk doni t'i ndani. Nëse keni një Telefon të mençur ose Tabletë Android, ndiqni udhëzimet e mëposhtëme për të mësuar si të fshihni të dhënat tuaja në to.

Meqenëse sistemi operativ Android nuk ka një opsion të vetin për të fshehur të dhënat, ne do të përdorim një program të quajtur File Hide Expert. Ky aplikacion ju lejon të fshihni dhe të shfaqni të dhënat në këto pajisje Andriod dhe programi gjithashtu ofrohet falas.

1. Instaloni programin File Hide Expert nga Google Play.

hidefiles-gplay

2. Herën e parë që do të hapni programin, do ju shfaqet një mesazh i cili do ju informojë se lista e skedarëve është bosh. Për të shtuar një dosje ose një skedar që doni të fshihni, thjesht prekni mbi ikonën e vogël të dosjes që ndodhet në cepin e djathtë lart.

hidefiles-main

3. Në ekranin pasardhës do të mund të shihni të gjitha dosjet dhe skedarët tuaj. Për të shtuar një skedar ose një dosje në listë, thjesht prekni mbi shenjën plus që shfaqet krahas emrit të dosjes ose skedarit dhe do ta shtoni në listë.

hidefiles-add

4. Pasi të keni shtuar në listë skedarët dhe dosjet që doni të fshihni, ato do t'ju shfaqen në ekranin kryesor. Tashti shtypni butonin “Hide All” (Fshihi të gjitha) dhe gjithë dosjet dhe skedarët e përzgjedhur do jenë të fshehura.

hidefiles-hideall

Gjithë dosjet dhe skedarët e përzgjedhur do jenë të fshehura dhe nuk do të shfaqen më në File Manager.

Për T'i Shfaqur Përsëri Skedarët e Fsheshur:

Nëse doni t'i shfaqni përsëri dosjet dhe skedarët e fshehur me File Hide Expert, ju mund ta bëni këtë thjeshtë duke ndjekur hapat e mëposhtëme.

Hapeni programin Dhe prekni butonin “Unhide All” (Shfaqi të gjitha). Kjo do ju shfaqë të gjitha dosjet dhe skedarët që ndodhen në listë dhe do jenë gjithashtu të disponueshme në File Manager që ju t'i përdorni.

Vendosja e një Fjalëkalimi për të Mbrojtur Skedarët e Fshehur:

Nëse doni t'i ruani dosjet dhe skedarët e fshehur në mënyrë edhe më të sigurt, atëhere krijoni një fjalëkalim për të kufizuar qasjen në aplikacion nga të tjerët.

Për të vendosur një fjalëkalim ndiqni këto hapa:

1. Hapni aplikacionin File Hide Expert, shtypni “Menu” dhe pastaj shtypni “Settings”.

hidefiles-settings

2. Shtypni opsionin e parë i cili thotë “Enable Password” (Aktivizo Fjalëkalimin).

hidefiles-enablepass

3. Pastaj zgjidhni opsionin e dytë që thotë “Change Password” (Ndrysho Fjalëkalimin) dhe vendosni fjalëkalimin që doni. Pasi ta keni vendosur fjalëkalimin, shtypni “OK”.

hidefiles-password

Herën tjetër që do hapni aplikacionin, do ju pyesi për të vendosur fjalëkalimin e saktë. Dosjet dhe skedarët tuaj janë tashmë të fshehur dhe të mbrojtur.

  • Posta elektronike
  • Media
Kostaq Cipo

Programmer analyst, Web developer, Technology Evangelist and Enthusiast, Tech Author, Blogger, C C++ Java .NET VB, Mobile developer, Security analyst, Project Manager.

Faqja web: www.c-systems.al Posta elektronike This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Media

We specialize in designing and implementing cost-effective, creative information solutions to your complex business problems. No matter what C-Systems services you utilize, you can count on our committment and expertise. We are committed to your success and satisfaction.

Photos

gallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottom

Our Newsletter

The latest technologies and news!

Contact Us

 Address: Rr. "Luigj Gurakuqi", Nr.21, Tirana 1001, Albania

  Web: www.c-systems.al