Tel: (+355) 69 518 4660    e-Mail: info@c-systems.al

03 Jan

Si të Mbrojmë një Skedar PDF me Fjalëkalim

Skedarët PDF mund të përmbajnë informacione të cilin ju nuk doni që të kopjohet, shtypet apo ndryshohet nga dikush tjetër. Gjithashtu këta skedarë mund të përmbajnë informacione të cilin ju nuk doni që të tjerët ta shohin. Në këto raste mund të ndiqni hapat e mëposhtëm për të siguruar ose fshehur informacionin në skedarin tuaj PDF. Vini re! Kjo metodë sigurie ofrohet nga vetë Adobe Reader. Ekzistojnë programe dhe teknika të cilat bëjnë të mundur thyerjen e kësaj metode sigurie të ofruar nga Adobe dhe heqjen e fjalëkalimit nga skedari juaj i mbrojtur.

Gjithashtu kjo metodë sigurie nuk ndalon krijimin e kopjeve të skedarit tuaj PDF. Kopjet e krijuara do të kenë të njëjtat kufizime dhe siguri si skedari origjinal.

Adobe ofron dy lloj fjalëkalimesh për të mbrojtur skedarët PDF:

  1. Fjalëkalimi për Hapjen dhe Leximin e Dokumentit. Me fjalëkalimin për hapjen dhe leximin e dokumentit (të njohur gjithashtu si fjalëkalim përdoruesi), përdoruesit duhet të vendosin fjalëkalimin e caktuar për të hapur dhe për të lexuar një skedar PDF.
  2. Fjalëkalimi i Lejeve. Kur ju vendosni vetëm një fjalëkalim për lejet (të njohur edhe si fjalëkalim Master), përdoruesit nuk kanë nevojë për një fjalëkalim për të hapur dhe për të lexuar dokumentin. Megjithatë ata duhet të vendosin fjalëkalimin e lejeve në mënyrë që të përcaktojnë ose të ndryshojnë kufizimet e vendosura nga krijuesi i skedarit.

File>Properties>Security

passpdf2-625x625

Filloni duke hapur në Adobe Acrobat skedarin PDF që dëshironi të ruani. Ju mund të shkarkoni Adobe Acrobat falas këtu. Pasi të jetë hapur, klikoni mbi “File” lart majtas ekranit. Klikoni mbi “Properties” pothuajse në fund të listës së menusë që hapet. Kur të hapet Properties, shkoni tek Tabi “Security” lart (shihni imazhin më lart). Duke supozuar që jeni duke përdorur opsionet e paracaktuara, të gjitha opsionet e seigurisë duhet të jenë të vendosura te “Allowed” (Lejuar). Ju duhet të ndryshoni si më poshtë.

Metoda e Sigurisë

securedadobeacrobat2-625x625

Klikoni shigjetën anash “No Security” (Asnjë Siguri), e cila do ju hapë një menu vertikale si më lart. Aty do të zgjidhni opsionin “Password Security” (Siguria me Fjalëkalim).

Parametrat e Fjalëkalimit

lock-adobe-pdf2-625x625

Pasi të zgjedhim Password Security, do të na hapet një dritare e re. Kjo dritare përmban të gjitha parametrat për Password Security (Sigurinë me Fjalëkalim). Këtu do të mund të zgjidhni opsionet e përshtatshmërisë me versionet e ndryshme të programit Adobe, dmth se cilat versione mund të jenë në gjendje të lexojnë dhe të hapin skedarin tuaj. Normalisht po të zgjidhni “Adobe 7.0 and later” (Adobe 7.0 e më pas) jeni në rregull. Nëse doni që motorrët e kërkimit (si p.sh. Google) të gjejnë dokumentin tuaj të mbrojtur me fjalëkalim, mund të zgjidhni “Encrypt all document contents except metadata”.

Tashti klikoni në kutinë seleksionuese në të majtë të “Require a password to open the document” (Kërkohet nja fjalëkalim për të hapur dokumentin) dhe zgjidhni një fjalëkalim. Mundohuni të mos zgjidhni një fjalëkalim që përdorni për shërbime të tjera. Versionet më të fundit të Adobe-it do ju tregojnë gjithashtu se sa i fortë është fjalëkalimi që keni zgjedhur. Mundohuni të zgjidhni një fjalëkalim të fortë dhe sigurohuni që të përmbajë një kombinim të gërmave të vogla, gërmave të mëdha dhe numrave.

Merrni në Konsideratë të Kufizoni Ndryshimet dhe Shtypjen e Dokumentit

lock-adobe-pdf-3-625x625

Në përgjithësi nuk ju duhet të mbroni dokumentin me fjalëkalim vetëm për ta ruajtur nga ndryshimet dhe shtypja. Por në këtë rast ja cilat janë hapat që duhet të ndiqni. Klikoni kutinë pranë “Restrict editing and printing of the document” (Kufizoni ndryshimin dhe shtypjen e dokumentit) siç shihni më lart. Kjo do ju mundësojë vendosjen e fjalëkalimit. Nëse doni që disa persona të mund të jenë në gjendje të shohin dokumentin por jo të bëjnë ndryshime në të ose ta shtypin, mos përdorni të njëjtin fjalëkalim që përdorët për të mbrojtur dokumentin nga hapja. Në këtë seksion ju gjithashtu do të keni mundësinë të vendosni rezolucionin maksimal me të cilin do të jenë në gjendje të shtypin dokumentin.

Ju gjithashtu mund të vendosni lejet për ndryshimet që mund t'i bëhen dokumentit.

Më në fund ju mund të klikoni kutitë në fund të cilat lejojnë lexuesit të kopjojnë tekst/foto nga dokumenti juaj ose që lejojnë lexuesit e ekraneve të lexojnë tekstin për personat me shikim të kufizuar. 

Klikoni mbi butonin OK dhe pastaj ruajeni dokumentin në mënyrë që të aktivizohen ndryshimet që sapo bëtë në sigurinë e dokumentit.

  • Posta elektronike
  • Media
Kostaq Cipo

Programmer analyst, Web developer, Technology Evangelist and Enthusiast, Tech Author, Blogger, C C++ Java .NET VB, Mobile developer, Security analyst, Project Manager.

Faqja web: www.c-systems.al Posta elektronike This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Media

We specialize in designing and implementing cost-effective, creative information solutions to your complex business problems. No matter what C-Systems services you utilize, you can count on our committment and expertise. We are committed to your success and satisfaction.

Photos

gallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottom

Our Newsletter

The latest technologies and news!

Contact Us

 Address: Rr. "Luigj Gurakuqi", Nr.21, Tirana 1001, Albania

  Web: www.c-systems.al