Tel: (+355) 69 518 4660    e-Mail: info@c-systems.al

19 Dec

Si të Përdorim TOR në Android për të Mbrojtur Privatësinë

Ne përdorim TOR në kompjuterat tanë Windows ose Linux për tu lidhur me rrjetin TOR në mënyrë që të lundrojmë në internet anonimë dhe të fshehur. Po kur lundrojmë në Internet nga një pajisje Android? Çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur privatësinë tonë? Duke përdorur Orbot për t'u lidhur me rrjetin TOR është një mënyrë për të fshehur identitetin tonë online. Përdorimi i TOR në Android do të ndryshojë adresën tuaj IP nëpërmjet përdorimit të një serveri proxy për ta fshehur më mirë identitetin.

Ky sistem do funksionojë për kërkimet, llogaritë tuaja të rrjeteve sociale dhe gjëra të tjera që mund të bëni gjatë aktivitetit tuaj dixhital. Ju nuk keni nevojë për një telefon me qasje root që ky sistem të funskionojë, por ju do të keni një nivel më të lartë anonimiteti nëse telefoni tuaj do të ketë qasje root.

Të Fillojmë të Përdorim TOR

Ka mënyra të ndryshme për të shkarkuar Orbot. Ju mund ta shkarkoni aplikacionin te Google Play Store ose në faqen e vetë Guardian Project. Eshte gjithashtu i disponueshëm në Amazon Appstore dhe F-Droid.

Pasi ta keni instaluar aplikacionin, do të ishte mirë të fillonit konfigurimin me ekspertin e automatizuar. Ky është një proces shumë i drejtpërdrejtë dhe ju drejton hap pas hapi duke ju treguar se cilat aplikacione funksionojnë mirë me Orbot.

TOR-set-up-wizard

Programi gjithashtu do ju japi shumë opsione të ndryshme, vecanërisht nësë pajisje juaj është modifikuar të ketë qasje root, si p.sh. mundësinë e zgjedhjes nëse dëshironi që të gjitha aplikacionet të kalojnë nëpërmjet Orbot, apo vetëm disa prej tyre.

TOR-proxy-setting

Nëse pajisja juaj ka qasje root, do të duhet ta lejoni Orbot të ekzekutohet dhe të ketë qasje si superuser gjatë gjithë kohës. Përndryshe kur të ekzekutoni një aplikacion si p.sh. DuckDuckGo, nuk mund të keni fare lidhje online.

TOR-superuser-access

Pa ndryshuar asnjë parametër, aplikacioni i kërkimit të Google Chrome nuk do funksionojë fillimisht. Do ju duhet të fikni dhe rindizni telefonin ose tabletin tuaj në mënyrë që aplikacionet e tjera të fillojnë të kalojnë nëpërmjet serverit proxy. Kur gjithcka të jetë gati, mund të hapni një shfletues web dhe të shkoni në një faqe web e cila kontrollon adresën tuaj IP dhe të shikoni nëse adresa juaj IP tregon një vendndodhje tjetër nga ajo ku aktualisht jeni.

TOR-ip-address

Disa aplikacione si Firefox dhe Twitter mund të kenë nevojë për konfigurim ose të instalojnë shtesa (add-ons). Kjo vlen më shumë për pajisjet që nuk kanë qasje root ose ato që zgjedhin të mos përdorin tiparin e proxy-it transparent. Hapni Twitter-in, shkoni tek Settings dhe zgjidhni Proxy. Në këtë tab, programi do ju pyesi nëse doni të aktivizoni këtë opsion si dhe të vendosni hostin proxy dhe portën proxy.

TOR-twitter-settings

Ndërsa me Firefox-in, ju thjesht shkarkoni një shtesë (add-on).

TOR-firefox-add-on

Nëse doni aplikacione të tjera të ndërtuara posaçërisht për të funksionuar me këtë sistem (Orbot), ka disa të tilla të cilat mund të shkarkohen direkt nga eksperti i automatizuar ose mund të shkoni te faqja e Guardian Project dhe ti shkarkoni.

TOR-compatible-apps

Të Përdorim TOR për Android

Pasi gjithçka të jetë konfiguruar, duhet të jeni në  gjendje të përdorni aplikacionet normalisht. Ndërkohë që jeni duke përdorur Androidin, adresa IP do të ndryshojë periodikisht për të fshehur sa më mirë informacionin personal dhe ti mbajë lidhjet tuaja sa më të sigurta.

TOR-ip-address-2

Përfundim

Ndërkohë që ka disa kufizime të këtij opsioni sigurie dhe privatësie, veçanërisht për pajisjet që nuk kanë qasje root, ka gjithashtu disa avantazhe shumë të mëdha. Nëse ju jeni ai lloj personi që lidhet në çdo lidhje WiFi që gjen rrugës, ju mund të jeni një shënjestër më e lehtë se dikush tjetër. Duke patur një nivel sigurie shtesë, ju mund të ndiheni më të sigurt gjatë kohës që shpenzoni online.

  • Posta elektronike
  • Media
Kostaq Cipo

Programmer analyst, Web developer, Technology Evangelist and Enthusiast, Tech Author, Blogger, C C++ Java .NET VB, Mobile developer, Security analyst, Project Manager.

Faqja web: www.c-systems.al Posta elektronike This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Media

We specialize in designing and implementing cost-effective, creative information solutions to your complex business problems. No matter what C-Systems services you utilize, you can count on our committment and expertise. We are committed to your success and satisfaction.

Photos

gallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottom

Our Newsletter

The latest technologies and news!

Contact Us

 Address: Rr. "Luigj Gurakuqi", Nr.21, Tirana 1001, Albania

  Web: www.c-systems.al