Tel: (+355) 69 518 4660    e-Mail: info@c-systems.al

19 Dec

Bëjeni Androidin t'ju Lexojë SMS me Zë të Lartë

Policia po bëhet gjithnjë e më e ashpër me përdoruesit e telefonave celulare kur ngasin makinën. Gjithçka në telefonin tuaj ju bën të humbni vëmendjen, lundrimi, muzika, biseda, SMS. Një mënyrë për të eliminuar pak nga kjo humbje vëmendje është që pajisja juaj Android t'ju lexojë mesazhet SMS me zë të lartë. ReadItToMe është aplikacioni i duhur që bën pikërisht këtë për ju. Aplkacioni ka disa karakterisitka shumë të mira dhe të dobishme si në version pa pagesë ashtu dhe në version me pagesë.

Bazat

Gjëja e parë që vemë re është një tipar të cilin aplikacione të ngjashme nuk e kanë. Ju mund të zgjidhni kohën kur t'ju lexohem mesazhet. Për shembull, ju mund të zgjidhni që mesazhet t'ju lexohen vetëm kur të keni vendosur kufjet. Një shëmbull i këtij tipari kaq praktik është kur jeni ne palestër dhe nuk doni të ndërprisni ritmin për të parë nëse ju ka ardhur ajo SMS-ja që po prisnit me padurim. Po ashtu mund të zgjidhni që t'ju lexohen mesazhet vetëm kur jeni lidhur lidhje me një pasjisje Bluetooth.

Një opsion tjetër shumë praktik dhe i vlefshëm është se aplikacioni ju lejon të zgjidhni mënyrën e leximit të mesazheve për secilin kontakt tuajin individualisht. Kjo ju lejon të vendosni parametrat global në "mos lexo mesazhet" por të lejoni pajisjen t'ju lexojë me zë të lartë vetëm mesazhet nga njerëz me rëndësi për ju si bashkëshortja ose fëmijët.

ReadItToMe-headphones

 

Për të filluar të përdorim ReadItToMe në fillim shkarkojmë aplikacionin nga Google Play Store. Pasi ta kemi instaluar dhe hapur atë, programi do ju pyesi nëse dëshironi të mësoni si ta përdorni atë. Ju rekomandojmë të shpenzoni pak kohë dhe të shlfetoni shpjeguesin, sepse me të vërtetë ju shpjegon të dhënat bazë dhe ju do ta kuptoni sa i lehtë është për t'u përdorur aplikacioni dhe se çfarë mund të bëjë ai për ju.

ReadItToMe-tutorial

Shihni me vëmendje parametrat e programit dhe seleksiononi parametrat që dëshironi. Kjo është një pamje me një zgjedhje parametrash.

ReadItToMe-settings

 

Parametrat paraqiten shumë qartë. Ju do të shihmi Tab të ndryshëm. Për ti haput ato mjafton një lëvizje majtas apo djathtas për të shkuar te kolona që doni të shihni. Disa nga këto Tab janë të aktivizuar vetëm në versionin profesional.

ReadItToMe-voice

Me versionin profesional aplkacioni ju lexon mesazhet me zë të lartë edhe në aplikacione të tjera si p.sh. në Google Hangout.

  • Posta elektronike
  • Media
Kostaq Cipo

Programmer analyst, Web developer, Technology Evangelist and Enthusiast, Tech Author, Blogger, C C++ Java .NET VB, Mobile developer, Security analyst, Project Manager.

Faqja web: www.c-systems.al Posta elektronike This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Media

We specialize in designing and implementing cost-effective, creative information solutions to your complex business problems. No matter what C-Systems services you utilize, you can count on our committment and expertise. We are committed to your success and satisfaction.

Photos

gallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottomgallery_bottom

Our Newsletter

The latest technologies and news!

Contact Us

 Address: Rr. "Luigj Gurakuqi", Nr.21, Tirana 1001, Albania

  Web: www.c-systems.al